Endokrinologu tregon se cilat ushqime (s)duhet të përdoren nga diabetikët

Personat që janë të prekur nga sëmundja e diabetit, duhet t’i kushtojnë kujdes të veçantë ushqimit që konsumojnë. Endokrinologu Genc Shala për rtv21.tv ka treguar se nga cilat ushqime duhet të kenë kujdes personat me diabet dhe cilat ushqime preferohen më shumë për ata.
Sipas internistit, ushqimet që duhet të kenë kujdes apo të mos përdorin fare personat me diabet janë: ëmbëlsirat, lëngjet (të gazuara apo të pagazuara, të blera apo të prodhuara vet), mjalta, etj.
“Duhe të përdoren në sasi më të vogël dhe më rrallë: patatja, orizi, bananet, portokajt, buka, etj.”, ka bërë të ditur ai.
Cilat janë frutat më të mira për diabetikët – Abc News
Kujdes me patatet sepse mund të shkaktojnë diabetin - Telegrafi
Shala ka potencuar se për personat me diabet preferohen më shumë gjellërat bishtajore (pasuli, bizelja, borania, thjerrëzat, etj.), në përgjithësi ushqimet e lëngshme. “Nga pemët preferohet më shumë: molla, dredhza, kivi.”, ka treguar ai, shkruan rtv21.tv
Të mirat dhe të këqijat e 'pasulit' - Lajmet e fundit - Zëri
8 perfitimet qe kivi sjell ne shtatzani – pernenat.al
Endokrinologu ka dhënë këshilla se si të parandalohet diabeti.
“Këshilla ime është që të parandalojmë diabetin (pasi parandalimi është trajtimi më i mirë dhe më i lirë) përmes ndërrimit të stilit të jetës, pra, duke u marrë me sport, dietë, gjumë të mirë, sa më pak stres. Njejtë vlen edhe për ata që vuajnë nga diabeti por dukë shtuar përdorim e rregullt të barnave (apo insulines) dhe kontrollat e rregullta te endokrinologët!”, ka potencuar ai.
Endokrinologu Shala gjatë intervistës për rtv21.tv ka deklaruar se kur trupi i njeriut nuk prodhon sa duhet hormonin insulin (nga pankreasi) apo kur trupi nuk reagon mjaftueshëm ndaj insulinës, kemi të bëjmë me sëmundjen e sheqerit. Ai ka treguar se llojet kryesore të diabetit janë: Diabeti tip 1 (që paraqitet kryesisht në moshë të re), diabeti tip 2 (që paraqitet kryesisht mbi moshën 35 vjeçare), diabeti i shtatzënave, etj.
Internisti Shala, i cili punon në Spitalin Amerikan ka treguar se pasojat e sëmundjes së sheqerit janë të mëdha dhe se mund të sjellë vdekjen e parakohshme./21Media
Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Aktiviteti fizik dhe sporti (19) - Panacea.mk

Back to top button