Çfarë po ndodh mes Dua Lipës dhe Trevor Noah?

Të mërkurën(28 shtator) Dua Lipa dhe Trevor Noah u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit në New York.
Menjëherë pas kësaj, u aludua për një romancë mes dyshes.
Por, gjërat duket se nuk qëndrojnë kështu – të paktën, Noah bëri të ditur se ishte “veç një takim”.
Sipas burimeve, ata janë ende në fazat e para me takime dhe jo zyrtarisht çift.
“Pa dyshim, ka interes nga të dyja anët”, tha burimi.
Por, një tjetër burim për People tha se ata “janë vetëm miq”.
Kujtojmë që, Dua ishte në një lidhje dashurie me modelin, Anwar Hadid për dy vjet, përpara se t’i ndanin rrugët në dhjetor të vitit 2021.
Ndërkaq, Noah u nda nga e dashura e tij, aktorja Minka Kelly në maj të këtij viti./21Media

Back to top button