Eni e Genci festojnë 5 vjetorin e lidhjes

Data e stome 3 prilli është një datë më e veçantë në kalendar për artistët e njohur, Eni Koçin dhe Genc Prelvukajn.
Dyshja e njohur, sot festojnë 5 vjetorin e lidhjes së tyre, për çka e kanë uruar njëri-tjetrin duke i shprehur dashurinë e madhe.
Eni dhe Genci kanë treguar se janë njohur në një turne në Amerikë.


Lidhja me Gencin, ka qenë shumë e përfolur dhe vazhdon të jetë për shkak të diferencës së çiftit në moshë, por Eni nuk e ka problem aspak këtë pjesë dhe asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë se është shumë e lumtur./21Media

Back to top button