Epidemiologu tregon se kush duhet të vaksinohet kundër lisë së majmunëve

Epidemiolog Dragan Danillovski për TV21 komentoi gjendjen me linë e majmunëve në vend dhe në botë, përcjell TV21.
Ai mes tjerash theksoi se për sëmundjen në fjalë nuk duhet vaksinim masiv i popullatës, por si masë mbrojtëse duhet të vaksinohen një pjesë e personelit shëndetësorë dhe personat që kanë pasur kontakte me personat e infektuar.
“Nuk vjen parasysh, as të mos mendojë dikush se tani na pret ndonjë fazë, ku do të insistohet në vaksinim masiv të popullsisë, kjo nuk është Variola vera, ajo është radikale. Kjo është sëmundje e lehtë, beninje, e parrezikshme, nuk ka nevojë që të vaksinohen të gjithë, por vetëm ata që në katër ditët e para e dinë që janë të infektuar, që kanë pasur kontakt, pra ata që janë infektuar u ndihmon ta kalojnë më lehtë, pra ata të vaksinohen”, tha epidemiologu Dragan Danillovski dhe shtoi se vaksinimi do të duhej të vlente për punonjësit shëndetësorë që punojnë në laboratorë dhe ata që janë në kontakt me pacientët e infektuar, shkruan TV21./21Media

Back to top button