Era e fortë shkul mbulesën e tribunës së stadiumit në Fier

Era e fortë ka hedhur në tokë konstruksionin metalik të tribunës së stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier.
Përgjatë gjithë orëve të pasdites qyteti i Fierit është shoqëruar nga një mot me erë të fortë, deri në 50 km në orë, duke sjellë edhe dëme në mjediset e stadiumit.
Nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Deri më tani nuk bëhet me dije për të tjera dëme nga moti me erë, ndërsa problematika të vogla janë shkaktuar në linjat përcjellëse të energjisë elektrike, të cilat kanë bërë që të zbresin në terren grupet e punës.
Era e fortë e pasdites së kësaj të enjte ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme edhe në disa zona të vendit.
Në Kuçovë janë raportuar dy persona të lënduar, nje djalë 26 vjeç që ka rënë nga çatia dhe një vajzë 17 vjeçe së cilës i ka rënë një depozitë nga tarasa e pallatit në trup.
Probleme të konsiderueshme janë evidentuar edhe në Pyllin e Sodës në Vlorë ku janë rrëzuar disa peme./vizionplus

Back to top button