Erdem Yilmaz: Do të vijë përsëri në Kosovë

Në vitin 2015 e vizitoi për herë të parë Kosovën, ishte në Prizren, dhe kjo i ka lënë shije shumë të mirë aktorit të njohur turk, Erdem Yilmaz.
Ndonëse ka qëndruar për pak kohë, Prizreni është një qytet që i mungon shumë.
“Kam qëndruar tri net atje. Nuk ishte shumë gjatë, vetëm tri net, por pavarësisht kësaj është një qytet që më mungon shumë”, ka thënë aktori turk në një intervistë ekskluzive për emisionin “IN&OUT” të RTV21.
Ai tutje ka treguar se ka shëtitur shumë shtete, por në mesin e tyre Kosova ka një vend të veçantë për të.

Ai tutje ka treguar se do të vijë përsëri në Kosovë. “E dua shumë atë vend dhe më pëlqen shumë…Do të shihemi së shpejti”./21Media

Back to top button