Erdogan do të diskutojë me Putinin për Zaporizhzhian

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të diskutojë çështjen e centralit bërthamor në Zaporizhzhia me presidentin rus Vladimir Putin.
“Ne do ta diskutojmë këtë çështje me zotin Putin dhe do t’i kërkojmë atij që Rusia të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim si një hap i rëndësishëm për paqen botërore”, tha Erdogan në një konferencë për media në Lviv, përcjell rtv21.tv
Ai tha tutje se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Rusisë që të heqë të gjitha minat në zonë.
Erdogan zhvilloi bisedime trepalëshe në Lviv me liderin ukrainas dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Erdogan shprehu shqetësime për konfliktin e vazhdueshëm rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, duke paralajmëruar rrezikun e “një Çernobili të ri”.
Siç raporton CNN, ekspertët janë të kujdesshëm ndaj krahasimeve me Chernobyl, duke thënë se një përsëritje e katastrofës është tepër e pamundur dhe se kërcënimi kryesor është për zonën më afër vetë uzinës./21Media

Back to top button