Energjia elektrike e prodhuar në centralin bërthamor të Zaporizhzhia i përket Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të premten tha se energjia elektrike e prodhuar në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia i përket Ukrainës, pas raporteve se Kremlini mund të devijojë energjinë elektrike të prodhuar në central në pjesët e okupuara nga Rusia.
“Natyrisht, energjia elektrike nga Zaporizhzhia është energji elektrike ukrainase dhe është e nevojshme, veçanërisht gjatë dimrit, për popullin ukrainas. Dhe ky parim duhet të respektohet plotësisht”, tha Guterres gjatë vizitës së tij në portin ukrainas të Odesës, përcjell rtv21.tv
Guterres përsëriti gjithashtu thirrjet e tij për të krijuar një zonë të çmilitarizuar rreth uzinës bërthamore të Zaporizhzhia, raporton CNN
Komentet e tij vijnë pasi Energoatom, operatori shtetëror i energjisë bërthamore i Ukrainës, pohoi se forcat ruse në termocentral “po planifikojnë të ndalojnë njësitë e punës të energjisë në të ardhmen e afërt dhe t’i shkëputin ato nga linjat e komunikimit që furnizojnë energjinë e Ukrainës”./21Media

Back to top button