Erdogan në Irak, separatistët kurdë temë qëndrore diskutimi

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Irak të hënën për vizitën e tij të parë zyrtare në më shumë se një dekadë.

Turqia kërkon bashkëpunim më të madh me Bagdadin në lidhje me luftën kundër një grupi militant kurd që ka një bazë në pjesën veriore të Irakut.

Midis dy vendeve ka edhe çështje të tjera të mëdha duke përfshirë çështjet e furnizimit me ujë dhe eksportet e naftës dhe gazit nga pjesa veriore e Irakut në Turqi, të cilat janë ndalur për më shumë se një vit.

Vizita e fundit e Presidentit Erdogan në Irak ishte në vitin 2011, kur ai ishte kryeministër i Turqisë.

Back to top button