Erdogan paralajmëron sulme të reja

Përkundër kundërshtimit nga ana e SHBA-së

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, deklaroi se Turqia mund të ndërmerr sulme të reja ushtarake kundër luftëtarëve kurdë në Irak dhe Siri dhe shtoi se mbështetja e amerikanëve për këto formacione duhet të ndalet.

Erdogan qartësoi se muajin e ardhshëm për këtë çështje do të bisedoi në takimin me presidentin amerikan, Donald Trump, shkruan rtv21.tv.

Uashingtoni po i ofron mbështetje nga ajri dhe mbështetje logjistike luftëtarëve kurdë, të përfshirë në operacionet kundër pjesëtarëve të Shtetit Islamik.
Turqia këmbëngulë se kurdët në Siri janë të lidhur me kryengritësit kurdë që veprojnë në Turqi dhe për këtë arsye forcat turke javën e kaluar ndërmorën sulme ajrore kundër bazave të kryengritësve kurdë në Siri.

Erdogan tha se Turqia do të jetë e detyruar që të vazhdojë ofensivat e saj ushtarake, por tha se vendi i tij nuk do të zbuloi datat se kur do të sulmoi dhe theksoi se kryengritësit kurdë megjithatë do ta dinë se ushtria turke do të veproi kundër tyre./21Media

Back to top button