Erdogan: Përpjekja për t’i shpallur me ngut rezultatet është uzurpim i vullnetit kombëtar

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë reagimin e parë pas mbylljes së vendvotimeve, në zgjedhjet presidenciale.

Ai ka përgëzuar popullin turk për mbajtjen e zgjedhjeve në qetësi.

“Fakti që zgjedhjet e 14 majit u zhvilluan në formën e një feste të madhe të demokracisë me paqe dhe qetësi është një shprehje e pjekurisë demokratike të Turqisë sonë”, ka shkruar Erdogan.

Ai shkroi në Twitter numërimi i votave po vazhdon ende, derisa tha se përpjekja për t’i shpallur me ngut rezultatet “do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar”./21Media

Back to top button