Kaloni te përmbajtja kryesore

Erdogan takohet me kryeministrin Edi Rama

(Lajm i përditësuar)

Vizita në Shqipëri, Erdogan takohet me presidentin Begaj

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Shqipëri, ku është pritur nga ministri Igli Hasani, ministrant Belinda Blluku, Blendi Gonxhja dhe Ervin Hoxha.

Pasi ka mbërritur në Tiranë, ai është drejtuar drejt Presidencës, ku është takuar me presidentin Bajram Begaj.

Liderët do të kenë një takim kokë më kokë dhe më pas do të vazhdojë agjenda me takimet e tjera.


Erdogan takohet me kryeministrin Edi Rama

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Kryeministri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Erdogan mbërritur sot në Tiranë, ku u prit nga ministrant Igli Hasani, Ervin Hoxha, Belinda Balluku dhe Blendi Gonxhja.

Më herët Erdogan u takua me presidentin Bajram Begaj, teksa pas këtyre takimeve pritet firmosja e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Ndërkohë, në orën 16:30 pritet të fillojë inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë.


Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të pritet me ceremoni zyrtare rreth orës 11:30.

Më pas ai do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet nga mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë, firmosja e marrëveshjeve dhe një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, në orën 16:30 pritet të fillojë inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda:

Ditën e nesërme pritet që rreth orës 11:30 – 11:40 të zhvillohet
Ceremonia e pritjes së Presidentit Turk Erdogan

11:40 – 12:40 të dy liderët do të kenë një takim koke me koke ndërsa më pas vijon:

12:40 – 13:40
Mbledhja e keshillit te bashkerendimit te nivelit te larte

13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes se marreveshjeve

14:00 – 14:30
Konferenca per shtyp

16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit te Xhamise

Ndërkohë, policia ka bërë me dije planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërrmarrë dhe do të zbatojë gjatë vizitës së Recep Tayyip Erdoğan.

Erdogan do të pritet me ceremoni zyrtare rreth orës 11:30.

Më pas ai do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet nga mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë, firmosja e marrëveshjeve dhe një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, në orën 16:30 pritet të fillojë inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë. /vizionplus.tv

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button