Kaloni te përmbajtja kryesore

Opozita lëshon sallën, nuk u aprovua kërkesa e tyre debat rreth përgjimit të Kusarit-Liles me Radoiçiqin

(Lajm i përditësuar)

Opozita lëshon sallën, nuk u aprovua kërkesa e tyre debat rreth përgjimit të Kusarit-Liles me Radoiçiqin

Opozita ka lëshuar sallën e Kuvendit në seancën pasi nuk u aprovua kërkesa e tyre për të debatuar rreth përgjimit në të cilën është përfshirë Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçq.

50 vota ishin kundër dhe 34 pro votuan që ky debat të futej në rend dite.

Seanca dështoi pasi në sallë mbeten vetëm 60 deputetë.


 “Mos rrej, mos rrej”, Kusarit-Lilës i vendoset shiriti i policisë në foltore gjatë fjalimit

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi gjatë kohës sa po filste shefja e grupit paralmentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka lidhur me shirit të policisë foltoren dhe mikrofonin.

Kusari-Lila pas këtij veprimi ka thënë ”Abelard, në asnjë formë nuk po mudneni me i pasqyru edhe me atribu bashkëpunimin e juaj me Listën Serbe e me i barazu, prandaj po duheni me shku me shpifje. Aq shumë po ju mungojnë, se s’janë prezentë që 28 muaj, Lista Serbe nuk është në Kuvend”.

Gjatë kohës së fjalimit të saj, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka bërtitur: “Mos rrej, mos rrej”.


​PDK kërkon debat, Tahiri: Radojiçiq në koordinim me Kusari Lilën e kanë përcaktuar pagën minimale

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që në seancën e sotme të ketë debat për involvimin e Millan Radojiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendin e Kosovës. Pas publikimit të audio-incizimeve me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Tahiri tha se parlamenti është kontaminuar dhe kriminalizuar.

Shefi i deputetëve të PDK-së deklaroi në seancën plenare se kryeterroristi Millan Radojiçiq në koordinim me Mimoza Kusari Lilen e ka përcaktuar pagën minimale.“Tashmë jemi njoftuar edhe me fakte të reja për involvimin e kryeterorristit Millan Radojiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendit të Kosovës. U njoftuam që Millan Radojiçiq në koordinim me kryetaren e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari Lila, e kanë përcaktuar pagën minimale në Republikën e Kosovës. Po ashtu përmes këtij koordinimi këta dy persona kanë lënë jashtë pagës minimale, kategoritë më të ndjeshme në vendin tonë, veteranët e UÇK-së, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve. Ajo që është edhe më tragjike shkon në faktin se të dy bashkë paskan pasur edhe kandidat të përbashkët për Gjykatën Kushtetuese. Pra, këtu dua t’i falënderojë një pjesë të vogël të LVV-së që së bashku e kemi pamundësuar që kandidatin e Millanit edhe të Mimozës, tashmë personin që shërben si zëvendësministër i Drejtësisë, Vigan Qorrollin, ta pamundësojmë shkuarjen e tij në Gjykatën Kushtetuese si gjyqtar”, deklaroi Tahiri.

Ai kërkoi nga deputetët që pikat e sotme të rendit të ditës të shtyhen për një seancë të ardhshme.

“Sot kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë juve që ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës të deklarohemi një për një për këto çështje jashtëzakonisht të rrezikshme dhe që cenojnë sigurinë kombëtare për vendin tonë. Prandaj, sot ne si GP kërkojmë që pikat të cilat janë të përcaktuara të shtyhen për një seancë tjetër dhe të diskutojmë secili për secilin pikë për involvimin e Millan Radojiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendit të Kosovës. Pra, ky kuvend është kontaminuar dhe kriminalizuar aq shumë sa që nuk e meriton për besë as për të vazhduar. Personi i cili mund ta ketë vrarë direkt Afrim Bunjakun, apo një nga ushtarët e tij na e ka përcaktuar vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës”, shtoi Tahiri.

Po ashtu, Tahiri kërkoi nga Kusari-Lila që t’i kërkojë falje Partisë Demokratike të Kosovës. AI tha se nuk do të bashkëpunojnë me partinë në pushtet dhe nuk do të votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare e as çështjet tjera.

Kryeparlamentari Glauk Konujfca tha se debati parlamentar është i pamundur të zhvillohet proceduralisht.


Deputetët vazhdojnë seancën e nisur para tri javësh

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të zhvilluar seancën e radhës.

Seanca parlamentare nis në ora 11:00 dhe është vazhdim i dy seancave të kaluara.

Rendi i ditës

5. Votimi për emërimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
19. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
20. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
22. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
23. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
25. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
26. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
27. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
28. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button