Erdogan thekson armëpushimin në bisedën telefonike me Putinin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, të dielën gjatë një telefonate i tha homologut rus, Vladimir Putin se nevojitet armëpushim dhe kushte më të mira humanitare pas fillimit të luftës në Ukrainë.

“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon” tha zyra e tij, shkruan Reuters, përcjell rtv21.tv

Ai shtoi se ata ranë dakord se raundi tjetër i bisedimeve të komitetit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë do të mbahej në Stamboll.

Të dielën, negociatori ukrainas, David Arakhamia tha se raundi tjetër i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi më 28-30 mars./21Media

Back to top button