Osmani për vdekjen e Menzies: Shërbeu në ditët tona më të errëta

Presidentja e Ksoovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e diplomatit të parë amerikan në Kosovën e pasluftës, John Menzies.
Osmani shkruan se Menzies ishte mik i madh i vendit tonë i cili shërbeu në ditët më të errëta.
“Ambasadori John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë, ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Ai shërbeu në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi.Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Osmani.


Të dielën ka vdekur diplomati i parë amerikan në Kosovën e pas luftës, John Menzies. Para se të vinte në Kosovë, Menzies ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.
Menzies që ka vdekur në moshën 74 vjeçare./21Media

Back to top button