Erdogan: Turqia nuk bëhet magazinë e refugjatëve

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje vendeve evropiane të mbajnë përgjegjësinë për afganët që po largohen nga talebanët dhe paralajmëroi se shteti i tij nuk do të bëhet “magazinë e refugjatëve” në Evropë.
Erdogan ka thënë se qeveria e tij “nëse është e nevojshme” do të angazhohet në bisedime me një qeveri që mund të formohet nga talebanët për stabilitetin dhe sigurinë e këtij shteti.

Deklaratat vijnë pas rritjes në numrit të afganëve javët e fundit që hyjnë në Turqi nga kufiri me Iranin.
“Duhet t’ua rikujtojmë miqve tanë evropiane këtë fakt: Evropa – e cila është bërë qendër tërheqëse për miliona njerëz – nuk mund të qëndrojë jashtë problemit (të refugjatëve) duke mbyllur ashpër kufijtë e saj për të mbrojtur sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të saj”, ka thënë Erdogan.
“Turqia nuk ka detyrim, përgjegjësi apo obligim që të jetë magazinë refugjatësh e Evropës”, ka shtuar ai.
Turqia aktualisht është nikoqire e rreth katër milionë refugjatëve, shumica prej tyre sirianë që ikën nga lufta civile e vendit të tyre. OKB vlerëson se Turqia aktualisht strehon më shumë refugjatë nga çdo vend tjetër i botës./21Media
 
Back to top button