Erërat e forta dëmtojnë disa shtylla e përçues elektrikë, disa shtëpi mbesin pa rrymë

Erërat e forta që filluan dje në disa rajone të Kosovës, kanë vazhduar edhe sot po thuaj në tërë territorin e Kosovës.
KEDS ka dalë me një njoftim për gjendjen e krijuar pas erërave të forta.
Sipas tyre se janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, që për pasojë ka lënë pa energji elektrike disa shtëpi.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftim,
KEDS ka publikuar edhe disa fotografi:

Back to top button