Erërat shkaktojnë dëme edhe në Drenas
Shtëpitë e banimit janë dëmtuar më shumë
Erërat e forta të cilat kanë përfshirë Kosovën, dëme kanë shkaktuar edhe në Komunën e Drenasit. Por, ende nuk është bërë ndonjë vlerësim përfundimtar i dëmit.
Nga Zyra për për Komunikim me Publikun në Komunën e Drenasi, për 21Media thanë se fshatrat më të dëmtuara prej erës në këtë komunë deri më tani janë fshati Gllanasellë, Dobroshevc, edhe qendra e Drenasit. “Shkolla nuk ka të dëmtuara, më shumë ka shtëpi banimi, një xhami në fshatin Gllanasellë e ka dëmtuar pak. Është komisioni i formuar dhe në bazë të komisionit bëhet vlerësimi”, thanë nga kjo zyre duke na drejtuar që të marrim deklaratë edhe nga Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, pasi që sipas kësaj zyre drejtoresha ka dalë në terren.
Mirëpo kjo e fundit e kontaktuar nga 21Media tha se aktualisht nuk është në Komunën e Drenasit pasi që është me një takim në Prishtinë.
“Janë të dëmtuara disa fshatra. Kur kthehem në Komunë se i kam zyrtarët në terren edhe ua jap raportin përfundimtar, sot para orës 4:00 se për do vendbanime jam në rrjedha për do jo.“, tha ajo.
21Media do të ju mbajë të informuar./21Media