Erik Ten Hag konfirmon rinovimin e kontratës të Marcus Rashford

Erik ten Hag ka konfirmuar se Manchester United do ta zgjat kontratën e Marcus Rashford.
Fred, Luke Shaw dhe Diogo Dalot gjithashtu, nuk do të jenë agjentë të lirë në verën e vitit 2023.
Ten Hag është i kënaqur të shohë katër burra që qëndrojnë në vend, të cilët kanë qenë të dukshëm gjatë fushatës së tij debutuese në Old Trafford, me United të etur për të vendosur stabilitet dhe vazhdimësi teksa ndërtojnë drejt asaj që shpresojnë të jetë një e ardhme e ndritur.
“Po, mund ta konfirmoj. Jemi të lumtur sepse skuadra po shkon në drejtimin e duhur dhe ata lojtarë kanë një kontribut masiv në atë drejtim. Ne duam të zhvillohemi, duam t’i mbështesim ata lojtarë dhe duam që ata të vazhdojnë procesin tonë. Pra, kjo është arsyeja pse kemi ardhur në ato vendime, jam i sigurt se janë vendimet e duhura. Ne duam të ndërtojmë një ekip për të ardhmen, pra për vite më të gjata, dhe këta lojtarë duhet të jenë pjesë e tij”, ka thënë ai./21Media

Back to top button