Erion Veliaj publikon fotografi nga spitali pas operimit, e viziton djali i tij

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një fotografi nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale që pati për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.

Për Pashkë, Veliajn në spital e ka vizituar djali i tij, Kajani.

“Lepurushi i vogel Kajan na solli vezet e Pashkes ne spital sot! 🐰🪺😍 Gezuar Pashken, dashuri dhe shendet te gjitheve! 🏥”, shkroi Veliaj, duke publikuar fotografinë nga shtrati.

“Mirenjohje per mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrefej pak me shume per duarartet e zemerbardhet ne QSUT! ❤️”, shtoi ai.

Back to top button