Ernest Zymberi bëhet baba për herë të dytë

 
Aktori Ernest Zymberi është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mirëpritur një djalë, të cilit ia kanë vënë emrin Rron.
“Mire se erdhe në jetë RRON! Duke të pritur ty, Unë, Nani e Mara jemi përgatitur që mbi të gjitha të japim dashuri të pafund. Uroj që të kesh shëndet e shumë gëzime në jetë”, ka shkruar aktori në Facebook.
Ai gjithashtu ka shkruar “do të bëjmë gjithçka që ne e kemi në dorën tonë, që ty të mos mungoj asgjë. Po ti falim netët pa gjumë, sakrificën e dhimbjet e Nanit për juve, lodhjen e merakun tonë në këmbim të mbarësisë për ty. Me ty dhe Marën krijuam familjen tonë të vogël me dashuri të madhe”.

Ndryshe, Ernest Zymberi është martuar me Albulena Rexhepin në vitin 2017, ndërsa tani martesa e tyre është bekuar me dy fëmijë./21Media

Back to top button