Sogojeva-Dermaku zgjedhet komisionare e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

1 min read

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 65 vota pro kanë zgjedhur Krenare Sogojeva-Dermaku për komisionare të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Në procesin e votimit, të cilin e bojkotuan partitë opozitare, morën pjesë 72 deputetë, ndërsa kandidati Enver Bujari mori 5 vota, e kandidati tjetër, Edon Myftari një votë, ndërsa një ishte e pavlefshme.

Pas votimit të komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci mbylli punimet e seancës, pasi për pikën e fundit të rendit të ditës, propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e COVID-19 nuk ishin të pranishëm iniciuesit e saj.