Escobar do të takohet edhe me presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën do të takohet me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi pritet të fillojë në orë 08:45, ndërsa më pas do të kenë deklaratë për media.
Burime të RTV21 sot konfirmuan se Escobar do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë, ku dhe do të takohet me përfaqësues të opozitës./21Media

Back to top button