Escobar: Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë Asociacionin

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shpreson që Kosova dhe Serbia të zbatojnë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin dy palët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel.
Në një bashkëbisedim virtual me gazetarë, Escobar, nënvizoi sërish nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se është një obligim që duhet të nis menjëherë të implementohet.
“Me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë Asociacionin. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?