Escobar – Kurtit: E rëndësishme të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë

Lajm i përditësuar
Escobar – Kurtit: E rëndësishme të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se është e rëndësishme që Kosova të rreshtohet me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize në kontinentin evropian.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast mbajtën dhe konferencë për media, Escobar bëri të ditur se çfarë u diskutua në takim.
“Diskutuam për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë tuaj. Është e rëndësishme që të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize në kontinentin evropian”, tha Escobar.
Edhe në takim me Kurtin, Escobar theksoi se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kosovën në aspiratat euro-atlantike.
“Do të shohim mundësitë për të pasur partneritet me Kosovën për ta mundësuar një gjë të tillë. Faleminderit edhe njëherë për miqësinë tuaj, partneritetin dhe pritjen”, përfundoi Escobar.

Kurti pas takimit me Escobar: Kosova palë konstruktive në dialog
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me emisarin e SHBA-së për dialgun, Gabriel Escobar e vlerësoi kontributin e tij për siç tha demokratizimin jo vetëm të Kosovës, por dhe të rajonit.
Ai tha se pas vizitës me Alice Albright kjo është vizita e dytë  brenda dy ditëve e përfaqësuesve të lartë të SHBA-së .
Kurti tregoi se me Escobar folën për rëndësinë e raporteve dy palëshe, për reformat në Kosovë, për ballafaqimin me krizën energjetike, e për procesin e dialogut.
“Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimit kornete që i japin  Republika e Kosovës është treguar që është palë konstruktive dhe kreative në o procesin e dialogut. Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e SHBA në këtë proces. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleat në vlera dhe partner në qëllime.. Rreshtimi i menjëhershëm i Kosovës me SHBA  , bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar në vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës ruse dhe mbështetja e pa rezervë për Ukrainën dhe popullin ukrainas  përbëjnë dëshminë e aleancës dhe partneritetin tonë dhe në të njëjtën kohë dallimin me të gjithë ata të tjerët të cilët nuk u rreshtuan siç duhet në anën e të vërtetës dhe të drejtës “, tha Kurti.
Fillon takimi Kurti-Escobar
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar filloi takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ky takim vjen pak minuta pasi përfundoi takimi i Escobar me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit, të dy mbajtën një konferencë për media.
Osmani tha se Escobar-it i shprehu pakënaqësitë dhe shqetësimin për mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë. Sipas saj, Serbia po i përkrah politikisht e financiarisht strukturat ilegale në veri të vendit./21Media

Back to top button