Ky person është zhdukur, nëse e shihni lajmëroni policinë

Bahmir Gavazaj i lindur më datë 17. 01. 1973 kishte dalë nga shtëpia e tij në fshatin Zhur në Prizren nga data 10 shtator dhe nuk është kthyer më. Andaj Polica kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e këtij person i cili që nga ajo datë nuk ka pasur më kontakt me familjarët.
“Sipas ankuesit viktima është i gjatë rreth 170 cm, 70 kg, flokët e thinjura. Peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button