Escobar: Policët duhet të lirohen, është e qartë që s’kanë pasur synim të jenë në Serbi

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, u shpreh se janë duke e ndjekur me kujdes rastin e 3 policëve të Kosovës.

Ai paraqiti dy skenar të mundshëm, sipas tij 3 policët kosovarë janë marrë nga territori i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi dhe që kanë mundur të kalojnë kufirin pa dashje dhe e kanë gjetur veten në Serbi.
Megjithatë ai shtoi se është e qartë që 3 policët e Kosovës s’kanë pasur synim që të jenë në Serbi dhe duhet të lirohen.

“Po e ndjekim rastin e tre policëve të arrestuar me shumë kujdes. Ne do të kemi një qëndrim kur të kemi faktet e plota. Tani, janë dy skenarë të mundshme, që ata janë marrë nga territori i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi dhe i dyti ata kanë kaluar kufirin pa dashje dhe e kanë gjetur veten në territorin e Serbisë. Por është e qartë që këta polic s’kanë pasur synim për të qenë në Serbi dhe duhet të lirohen” tha Escobar.

“Sapo të mblidhen faktet, ne do të dalim me një qëndrim”, deklaroi ai.

Back to top button