Nesër herët në mëngjes mund t’i shihni pesë planetë të sistemit diellor me sy të lirë

Vëzhguesit e yjeve kanë mundësinë të shohin disa nga planetët me të cilët ndajmë sistemin diellor këtë fundjavë, me sy të lirë.

Ata që do zgjohen herët nesër, me një pamje të kthjellët të horizontit do të kenë shansin më të mirë për të parë shtrirjen e Mërkurit, Uranit, Jupiterit, Neptunit dhe Saturnit.

Teksa Jupiteri dhe Saturni do të jenë të lehta për t’u dalluar, për të parë Neptunin dhe Uranin mund të duhen dylbi dhe Mërkuri do të jetë i dukshëm vetëm për një kohë të shkurtër.

Rreshtimi ndodh kur planetët në sistemin diellor pozicionohen të gjithë afërsisht në të njëjtin drejtim kur shihen nga Toka.

Saturni do të jetë i pari që do të ngrihet, i ndjekur nga Neptuni, Jupiteri, Urani dhe Mërkuri.

Rreshtimi i ardhshëm i pesë planetëve do të zhvillohet më 20 prill 2024, i cili do të jetë një paradë në mëngjes me Venusin, Mërkurin, Neptunin, Marsin dhe Saturnin. /21Media

Back to top button