Escobar sot i raporton Shtëpisë së Bardhë për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçshëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, sot do të raportojë tek Shtëpia e Bardhë, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Të martën, emisari i SHBA-së tha se i ka dhënë kohë deri të premten kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleskandër Vuçiq, që t’u përgjigjen kërkesave të SHBA-së dhe BE-së.

“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara. Kurti dhe Vuçiq kanë kohë deri të premten”, është shprehur Escobar ditë më parë.

Sipas tij, nëse Kurti nuk i pranon kushtet që i janë parashtruar, atëherë i bie që ai nuk dëshiron bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në dhe siç deklaroi ai, “kjo nuk do të kalojë pa pasoja”. /21Media

Back to top button