Escobar sot në Kosovë

Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE, raporton Kosovapress.
Takim ky i cili rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat dhe letërnjoftime.
Gjatë ditës së sotme Escobar do të takohet kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, kanë konfirmuar nga PDK-ja për RTV21.
I dërguari amerikan në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.
Bëhet e ditur se në mbështetje të dialogut nesër vendin tonë do ta vizitojë edhe special i BE-së, Miroslav Lajçak.

Back to top button