Escobar të mërkurën në Prishtinë, takohet me presidenten Osmani

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë të mërkurën (sot) në Prishtinë. Gjatë vizitës së tij, Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Takime me Escobar kanë paralajmëruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi si dhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se pas takimit Osmani dhe Escobar, do të kenë deklaratë për media./21Media

 

 

Back to top button