Escobar: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kyç për stabilitet

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është kyç për stabilitetin rajonal dhe evropian.
Escobar ka thënë se nënshkrimi eventual i planit franko-gjerman dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të hapte dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovës dhe Serbisë në Evropë dhe do t’i kontribuonte paqes e stabilitetit.
“Sepse pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit në Ukrainë dhe ndikime tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, ka thënë Escobar në një intervistë për argjencinë e lajmeve të Malit të Zi, MINA.
Ai konkludoi se normalizimi do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik Kosovës dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë në një stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor./21Media
 

Back to top button