Është arrestuar i dyshuari për rastin në Zhur të Prizrenit

I dyshuari është duke u mbajtur në paraburgim me afat prej 48 orësh

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin në lidhje me incidentin e që ndodh mbrëmë në Zhur të Prizrenit, ku si pasojë humbi jetën një polic dhe mbetën të lënduar një fëmijë dhe dy polic tjerë.

Arrestimin e të dysharit për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Po, i dyshuari  është arrestuar dhe është duke u mbajtur në paraburgim me afat prej 48 orësh”, ka thënë zyrtari policor.

Osmanollaj ka treguar se aksioni në të cilin ka humbur jetën polici ka qenë një operacion i policisë që ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve.

Pas këtij incidenti presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar angazhim maksimal nga organet e rendit organet e rendit dhe drejtësisë angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë. /21Media 

 

Back to top button