“Është dashtë që të kemi viktima në mënyrë që eliminohen drunjtë”

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka thënë se vlerësimi vlerësimi i rrezikut dhe marrja e masave për parandalimin e rreziqeve të mundshme duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe me kohë.
Ai këto deklarata i bëri pasi Komuna e Prishtinës vendosi bëjë prerjen e drunjëve të dëmtuar.
“Vlerësimi i rrezikut dhe marrja e masave për parandalimin e rreziqeve të mundshme duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe me kohë. Pra, është dashtë që të kemi viktima dhe të lënduar në mënyrë që të intervenohet për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.”, ka thënë Ahmeti.
Komuna e Prishtinës sot ka nisur prerjen dhe krasitjen e drunjëve të dëmtuar, të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike.
Ky veprim i Komunës së Prishtinës është ndërmarrë pasi një 30-vjeçar të hënën vdiq si pasojë e rrëzimit të drurit në rrugën “Vaso Pasha”, në kryeqytet, ndërsa u lëndua rëndë një 35-vjeçare./21Media

Back to top button