Eulex-i ofron 82 mijë euro për këdo që ndihmon në arrestimin e vrasësit të pjesëtarit të Misionit

Para tetë vitesh është vrarë në veriun e Kosovës doganieri lituanez, Audrius Šenavičius, pjesëtar i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit. Sot, Eulex-i ka nderuar kujtimin për Šenavičius dhe ka shprehur keqardhje për familjen dhe të dashurit e tij.
Eulex ka bërë të ditur se kushdo që ka ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë, ata ofrojnë shpërblim prej 82.000 euro për informata që çojnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje.
“Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate lidhur me vrasjen e Audriusit, ju lutemi të kontaktoni +383 38 284 181 ose vizitoni faqen tonë të internetit.”, është bërë e ditur në njoftim.
Doganieri 35-vjeçar lituanez, Audrius Senavicius ishte vrarë në afërsi të Zveçanit nga persona të armatosur. Senavicius ka shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit 2012.
Ai ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijë./21Media

Back to top button