EULEX-i përshëndet mënyrën paqësore të zhvillimit të votimit në veri

Giovanni Pietro Barbano shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), është shprehur i kënaqur se si ka shkuar procesi i votimit në katër komunat veriore.

Në një postim në platformën X, Barbano ka thënë se për EULEX-in është i pranueshëm zhvillimi i një procesi paqësor të votimeve.

“Pas përfundimit të votimit, EULEX-i pranon mënyrën paqësore në të cilën u zhvillua procesi. Përshëndesim përpjekjet e shfaqura nga të gjithë ata që janë përfshirë në ofrimin e sigurisë në 4 komunat veriore gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Barabano.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button