Euro 2024: Formacionet e mundshme të Holandës e Anglisë

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së fundit të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Holandës dhe Anglisë.

Në raundin e 16-të Holanda e eliminoi Rumaninë duke e mposhtur 3:0, ndërsa në çerekfinale “Tulipanët” triumfuan 2:1 ndaj Turqisë.

Në anën tjetër, Anglia në raundin e 16-të e mposhti Sllovakinë me shifrat 2:1, kurse “Tre Luanët” me rezultat të njëjtë 2:1 shënuan fitore në çerekfinale duke e mposhtur Kombëtaren e Zvicrës.

Përballja e fundit mes Holandës dhe Anglisë daton në muajin qershor të vitit 2019, ku asokohe “Tulipanët” shënuan fitore 3:1.

Të dy kombëtaret janë takuar gjithsej 22 herë mes vete, ku Holanda ka shtatë fitore, Anglia gjashtë sosh, ndërsa në nëntë ndeshje nuk ka pasur fitues.

Fituesi i ndeshjes së sotme do të përballet në finale me Kombëtaren e Spanjës.

Fakt interesant është që Holanda ka humbur secilën nga tre gjysmëfinalet e saj në Evropian që nga fitimi i turneut në vitin 1988.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Holanda (4-2-3-1): Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Reijnders; Malen, Simons, Gakpo; Depay

Anglia (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Bellingham, Foden; Kane

Back to top button