Ofroheshin shërbime mjekësore pa leje në Obiliq, autoritetet mbyllin objektin

Në Obiliq është raportuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe prodhim e shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.
Sipas Policisë, dyshohet se në një nga dhomat e një objekti ishin ofruar shërbime mjekësore pa leje adekuate nga Ministria e Shëndetësisë.
Lidhur me rastin janë njoftuar Inspektorati Farmaceutik dhe ai Shëndetësor, ndërsa në prezencë të tyre është vendosur vula zyrtare për ndalimin e veprimtarisë.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar një mashkull dhe një femër. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, në një hapësirë tjetër të objektit janë gjetur pjesë të vjetruara të uniformës së Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
USHTRIM I KUNDËRLIGJSHËM I VEPRIMTARISË MJEKËSORE /PRODHIMI DHE SHPËRNDARJA E PRODUKTEVE TË DËMSHME MJEKËSORE / Obiliq / 30.05.2026 – 14:00. Dyshohet se në një nga dhomat e një objekti ishin ofruar shërbime mjekësore pa leje adekuate nga Ministria e Shëndetësisë. Lidhur me informatën është njoftuar inspektorati farmaceutik dhe shëndetësor dhe në prezencë të tyre është vendosur vula zyrtare për ndalimin e veprimtarisë. Në cilësi të dyshuarve janë intervistuar dy persona (një mashkull dhe një femër) të cilët pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Gjithashtu në një hapësirë tjetër të objektit janë gjetur pjesë të vjetruara të uniformës së policisë së Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?