Euro 2024, Kosova në Grupin I me Zvicrën

Kosova ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të ballafaqohet në kualifikimet për në Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin 2024.
Kosova është në Grupin I ku do të ballafaqohet me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Kosova nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Serbinë ose Bosnje Hercegovinën. I njëjti rregull vlen edhe për: Armeni/Azerbajxhan, Bjellorusi/Ukrainë, Gjibraltar/Spanjë.

 

 

Back to top button