Eurodeputeti gjerman i reagon sërish Stanos: Si guxon të flasë

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, reagoi sërish lidhur me deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se Kosova ishte e paaftë për t’u sjellë në mënyrë europiane për shkak të tensioneve të fundit në veri.
Bütikofer, tha se gjuha, e cila po e përdor zëdhënësi i BE-së për punë të jashtme Peter Stano, përbën skandal në vete, përcjell portali rtv21.tv
“Kosova, thotë ai, ka treguar “paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë europiane”. Si guxon burokrati të flasë për qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, shkroi ai në Twitter duke përmendur Josep Borrellin në postim.
Eurodeputeti gjerman ka reaguar edhe mbrëmë lidhur me këtë çështje, ai ka kërkuar që Borrell të mbahet përgjegjës në Parlamentin Europian për deklaratën e Stanos, për të cilin ka thënë se është zëri i shefit të tij.
Para tri ditëve në një konferencë, Stano për vendosjen e masave ndaj Kosovës ka thënë se arsyeja ishte sjellja joevropiane e Kosovës në tensionimin e situatës në veri.
“Dhe ajo që kemi bërë së fundi në dritën e eskalimeve aktuale është ndërmarrja e masave kundër Qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë së tyre që të nisin të sillen në një mënyrë europiane në deeskalim dhe për të ndërmarrë hapa të konsiderueshëm për deeskalim”, tha ai./21Media
The language, which @ExtSpoxEU uses, constitutes a scandal in itself! Kosovo, he says, has shown the “inability to start behaving in a European manner”. How dare the bureaucrat speak like that of the democratically elected government of Kosovo or any other country? @JosepBorrellF https://t.co/gCtXgreH9x
— Reinhard Bütikofer (@bueti) August 12, 2023