Eurodeputeti holandez letër Komisionit Evropian: Ndaljani fondet obstruksionizmit të Vuçiqit
Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reute, ka njoftuar se i ka dërguar letër Komisionit Evropian për të raportuar qasjen e presidentit, Aleksander Vuciq ndaj propozimit evropian.
Reuten ka shkruar se i ka kërkuar shpjegime Komisionit Evropian për një qasje të tillë të kreut të shtetit serb për marrëveshjet që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
“Vuçiq përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës. Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit.”, ka shkruar ai në Twitter
Presidenti serb ka deklaruar se ai nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB,
Deklarata e tij ka ardhur dy ditë pas takimit të 27 shkurtit ku kishin rëndë dakord për planin franko-gjerman./21Media
Today, I asked the @EU_Commission to explain its unintelligible Serbia 🇷🇸 policy.
Vučić uses the European Union as his ATM, then turns around and refuses to sign the EU-brokered agreement with the Republic of Kosovo.
Stop this self-defeating funding of Vučić’s obstructionism. pic.twitter.com/KtSHYUWZvG
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) March 3, 2023