Vdiq një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë të ShSKUK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Klinikën e Neurologjisë të ShSKUK-së.
Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur sot rreth orës ‪17:52, ndërsa personi që ka ndërruar jetë (R.S), ishte i lindur në vitin 1959.
Nga pranimi i tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën.
“Më 01.03.2023, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë. Të njëjtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjisë, për vlerësim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të përgjithshme si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Aty thuhet se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

Back to top button