Eurodeputeti holandez: Serbia po luan vetëm për kohë, karrotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, , ka thënë se duhet të marrë fund zbutja e presidentit të Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën.
Raportuesi për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e quajti të turpshëm refuzimin e Vuçiqiqt për të nënshkruan marrëveshjen.
“Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai e ‘pranoi’ të hënën, sugjeron qartë se Serbia po luan vetëm për kohë. Përsëri. Zbutja duhet të marrë fund. Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.
Çka nënkupton termi karrotat dhe shkopinj?
“Karrota dhe shkopinj” nënkupton një qasje motivuese që përfshin ofrimin e një shpërblimi, prandaj termi “karotë” për ata që punojnë vërtet mirë, ndërsa pala e kundërt merr “shkopin” ose një ndëshkim. Për të mos bërë performancën e tyre maksimale.Termi përdoret gjithashtu në politikë dhe negociata. Në fakt, negociatorët shpesh përdorin sistemin e karrotave dhe shkopinjve si një mënyrë për ta bërë palën tjetër të pajtohet me kërkesat e tyre./21Media

Back to top button