Eurovision 2023, ndryshime të mëdha në procesin e votimit

Eurovision Song Contest ka njoftuar për ndryshime të mëdha në procesin e votimit në konkursin e vitit të ardhshëm.

Juritë profesionale janë hequr nga gjysmëfinalet, që do të thotë se shikuesit do të zgjedhin se kush kualifikohet për finalen e madhe.

Vendet që nuk konkurrojnë në garë do të lejohen gjithashtu të votojnë për herë të parë.
Lëvizja vjen pasi u zbulua se gjashtë juri shkëmbyen vota në konkursin e këtij viti në Torino, Itali.

Parregullësi në votim u zbuluan nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe San Marino, tha EBU, e cila organizon konkursin.

Këto vota të jurisë u zbritën dhe u zëvendësuan me një rezultat të përgjithshëm, të llogaritur nga rezultatet e vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi.

Në fund, konkursi u fitua nga Orkestra Kalush e Ukrainës, me Sam Ryder të Mbretërisë së Bashkuar që zuri vendin e dytë.

Liverpool do të jetë nikoqir i ngjarjes në vitin 2023./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button