Kaloni te përmbajtja kryesore

Eva Mendes thotë se nuk e ka lënë kurrë aktrimin

Eva Mendes mund të ketë qenë larg skenës për një kohë, por ajo po kundërshton faktin që ka lënë aktrimin.
Ylli i “Hitch” së fundmi postoi një video në llogarinë e saj në Instagram, e cila ishte një përmbledhje e disa titujve rreth gjoja se ajo do të largohej nga aktrimi.
“Nuk e lashë kurrë aktrimin. Doja të isha në shtëpi me vajzat e mia dhe për fat të mirë sipërmarrjet e mia të tjera të biznesit më lejuan ta bëja këtë më shumë sesa aktrimi”, u shpreh aktorja amerikane.
“Nuk isha e emocionuar për rolet stereotipike që më ofroheshin në atë kohë. Sidomos pasi punuam në filmin “Lost River” – ky ishte një projekt ëndrrash”, u shpreh tutje Mendes.
“Lost River” është një film i vitit 2014, me regji nga bashkëshorti i Mendes, Ryan Gosling.

Ajo e përfundoi postimin e saj në Instagram duke shkruar: “Ç’kuptim ka ky postim? Për ta zhvendosur atë narrativë. Unë kurrë nuk u largova”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button