Evakuimi i pamundur mes bombardimeve të vazhdueshme

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit thotë se ata kanë vendosur të tërheqin qytetarët dhe të ndalojnë evakuimin, pasi nuk është i sigurt në rrugë.
Serhiy Orlov i thotë BBC-së se ka granatime të vazhdueshme në Mariupol dhe përgjatë rrugës së evakuimit të rënë dakord, pranë qytetit të Orikhiv, transmeton rtv21.tv.
“Nuk është e sigurt të shkosh nga kjo rrugë për shkak të këtyre përleshjeve”, thotë ai.
Qeveria ukrainase tashmë po flet me zyrtarët rusë për shkeljen e armëpushimit dhe negociatat janë në vazhdim./21Media

Back to top button