Eventi kulturor në Prizren ku do të shfaqen veturat klasike

Edicioni i 17-të i “Oldtimerfest” do të mbahet me datën 16-19 korrik në Prizren.
Në këtë edicion do të ketë pjesëmarrës të klubeve nga Kosova, Shqipëria, Hungaria, Slovenia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia si dhe mysafirë special nga Italia dhe Franca.
Në këtë event kulturor do të shfaqen veturat klasike me rëndësi të veçantë historike dhe muzeore, duke filluar nga vitet e 30-ta.
Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./21Media

Back to top button