Uji në Komunën e Hanit të Elezit nën monitorim!

Rreth 200 persona dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm në Han të Elezit. Kjo ka shtyrë që sot zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, bashkë me këshilltarin politik të ministrit Rifat Latifi, Anton Shllaku  të qëndrojnë në Komunën e Hanit të Elezit.
Nga fillimi i ankesave të qytetarëve deri në ora 12:00 të ditës së sotme, ekipet mjekësore kanë vizituar 195 pacientë, kurse pas orës 12:00, 5 pacientë të tjerë.
Me qëllim të përballimit të situatës dhe ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët me ankesa, MSH-ja dhe SHSKUK-ja ndihmuan QKMF-në e Hanit të Elezit me furnizime me medikamente dhe materiale shpenzuese të nevojshme të kërkuara si nevoja emergjente.
QKMF e Hanit të Elezit është mbështetur nga ekipet e Kujdesit Parësor Shëndetësor nga Komuna e Ferizajt dhe Komuna e Vitisë.
Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave në kuadër të MPB-së, përmes cisternave, siguroi ujë të pijes për banorët e zonave ku qytetarët kanë pasur probleme shëndetësore, derisa IKSHPK-ja të konfirmojë rezultatet e mostrave të marra për analizat e ujit./21Media

Back to top button