Evertoni pranon ofertën e Newcastle për Gordon

Siç konfirmohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Newcastle United ka arritur një marrëveshje për të transferuar Anthony Gordon.
Gordon do t’i bashkohet Newcastle në një marrëveshje permanente, pasi që Evertoni pranoi sot ofertën finale prej 45 milionë eurosh.
Testet mjekësore do të përfundohen gjatë 24/48 orëve të ardhshme, pasi që Gordon veçse ka pranuar kushtet personale me Newcastle.

Back to top button