​Evropiani i hendbollit/Kosova në grup me Bullgarinë, Belgjikën dhe Azerbajxhanin

Sot është hedhur shorti për Kampionatet Evropiane të grupmoshave të reja për hendbollistë, respektivisht për grupmoshat U18.

Evropiani i hendbollit për grupmoshat e reja do të zhvillohet gjatë kësaj vere, raporton KosovaPress.

Nga data 12 deri më 18 gusht në Prishtinë do të mbahet njëri prej dy Kampionateve Evropiane të Divizionit B për grupmoshën U18.

Shorti i sotëm e vuri Kosovën U18 në Grupin A së bashku me Bullgarinë, Belgjikën dhe Azerbajxhanin, kurse në Grupin B gjenden Luksemburgu, Gjeorgjia dhe Britania e Madhe.

Back to top button